Sipas analistit, Blerim Latifi, kandidati për kryetar të Vetëvendosjes, Albin Kurti, e kishte planifikuar një skenar, si ai që po ndodh aktualisht në këtë parti.
Ai thotë se Kurti, pas përplasjeve të fundit brenda partisë, po e kërkon hisen e vet.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Problemi është se Albini është një person i indoktrinuar me majtizmin ekstrem. Pikëpamjet e tij janë të vërteta absolute, ai konsideron që ka zbuluar të vërteta absolute. Ai është një autokrat që është rrit brenda Vetëvendosjes dhe tash po e kërkon hisen e vetë”, ka thënë Latifi në Rubikon të KTV-së.
Procesi nëpër të cilin po kalon Lëvizja Vetëvendosje sipas Latifit, “është pastrim para se të vijë lideri i madh në krye të partisë”.
Sipas tij, problemi fillestar ishin financat brenda partisë.
“Shkëndija e cila ka ndez konfliktin ka qenë për një problem banal financiar. Ju e dini që Vetëvendosja e ka pas një rregull që kush ka rroga të shtetit m’i jep për parti dikur rreth 30% dhe disa zëra e kanë kundërshtuar”, ka thënë ai.
“Konsideroj se në përfundim të këtij procesi do ta kemi një parti monolite me një lider autokratik të cilit i duartrokasin masat”, shtoi tutje Latifi.