Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gashi: Rastin e vrasjes së Astrit Deharit të mos e përdorë askush për qëllime të veta

Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi përmes një postimi në Facebook ka kërkuar që “rastin e vrasjes së Astrit Deharit të mos e përdorë askush për qëllime të veta personale”.

Gashi shton se janë në pritje të ekspertizës së pavarur nga Instituti zviceran i Mjekësisë Ligjore për të vërtetuar se Astrit Dehari është vrarë, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Më poshtë keni postimin e Gashit:

Menjëherë pas vrasjes së Astrit Deharit në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, publikisht në KTV, është deklaruar z.Albin Kurti se kemi të bëjmë me vrasje të aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje dhe se ky aktivist i VV-së është vrarë në duar të shtetit, për shkak të aktivitetit të tij politik.

Z.Albin Kurti është deklaruar i pari në media, se Astriti ka hyrë i gjallë në Qendrën e Paraburgimit në Prizren dhe është nxjerrë i vdekur nga institucioni ku jeta e tij do të duhej të ishte e sigurt.

Z.Dardan Molliqaj, në takimet me mua, asnjëherë nuk ka deklaruar ndryshe, përveç se Astrit Dehari është vrarë.

Ne kemi kërkuar dhe janë bërë ekspertiza të ekspertëve të pavarur që e kanë vërtetuar se Astrit Dehari është vrarë, dhe tani jemi në pritje të angazhimit të Institutit zviceran të Mjekësisë Ligjore për të kryer hetime të pavarura, dhe në kuadër të hetimeve të pavarura edhe ekspertiza të pavarura në lidhje me rastin e vrasjes së Astrit Deharit, në mënyrë që kjo çështje në aspektin jurdik të mbyllet.

Këtë e kanë kërkuar prindërit e Astritit, dhe kjo e drejtë e tyre për angazhimin e Institutit zviceran duhet të realizohet.

Rasti i vrasjes së Astrit Deharit nuk është çështje private e askujt, në cilësinë e përfaqësuesit juridik – Avokat i familjes Dehari kërkoj që askush të mos e përdorë këtë rast për qëllime të veta politike.