Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Murati: Iniciativa për shfuqizimin e Speciales, aventurë politike që cenoi raportet tona me ndërkombëtarët

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, është shprehur kundër iniciativës për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.

Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Murati ka thënë se kjo gjykatë është dashur të mos votohet në vitin 2015. Sipas tij, tani është tepër vonë të ndalet Gjykata Speciale.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Kjo ishte një iniciativë që shfaqi mungesë serioziteti dhe mungesë përgjegjësie shtetërore. Është dashur të mendohet mirë para se të votohet më 2015. Është dashur të mos votohet atëherë, sepse tanimë pas krejt asaj që u kalua në këtë proces është tepër vonë që ai të kthehet prapa. Që në krye të herës, ne këtë mekanizëm gjyqësor e kemi konsideruar të padrejtë (dhe deputetët tanë në të dy mandatet kanë votuar kundër), jo vetëm në raport me shqiptarët dhe me luftën e tyre çlirimtare, jo vetëm në raport me UÇK-në, por në raport me drejtësinë në tërësi. Sigurisht se si atëherë, ashtu edhe sot mendoj se ka qenë më e drejtë që gjykata të mos votohet, pra ne të mos ia krijojmë vetes dhe luftës sonë një gjykatë ku do të na ndjekin të huajt, por në fund të fundit ajo le të krijohej nga KS i OKB-së. Mirëpo përderisa ajo është themeluar, dhe Kosova ka marrë obligime ndërkombëtare, e procesi ka shkuar aq larg (me përfshirjen edhe të BE-së, marrëveshjes me Holandën etj.), hapat për ta shfuqizuar atë janë aventurë politike e cila e vendos Kosovën në një pozicion të rëndë në raport me aleatët e saj ndërkombëtarë, por edhe i krijojnë një imazh të një shteti joserioz në arenën ndërkombëtare. Tani nuk është koha për t’u tërhequr nga këto obligime, por duhet të përballemi me Gjykatën dhe pasojat që ajo do t’i krijojë. Kështu si rrodhi, i erdhi era një loje politike që ishte në shërbim të interesave personale, e jo të atyre shtetërore dhe kombëtare”, është shprehur ai.