Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Autoriteti i Konkurrencës nis hetimet për marrëveshjen IPKO-DigitAlb

Sot, në mbledhjen e radhës së Komisionit të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, u vendos për fillimin e procedurës hetimore kundër IPKO Komunikimet dhe Digit Alb SH.A.

“Autoriteti, duke pasur parasysh kërkesën e Telekomit të Kosovës, SH.A me seli ne Prishtinë - Dardania p.n, me Nr.Prot.298/15-01 Datë:10.03.2017, të bëjë vlerësimin ex-post të objektit të Marrëveshjes Ekskluzive e lidhur ndërmjet operatorëve ekonomikë Ipko Komunikimet me Digit Alb, SH.A në mënyrë që të analizohet nëse ka ndikim mbi konkurrencën në treg”, thuhet në komunikatën e AKK-së.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo