Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Tërheqja e Veselit hesht PDK-në

Deklarimi i kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, për Gjykatën Speciale ka heshtur partiakët e tij, të cilët insistonin se do t’i shkojnë deri në fund nismës për shfuqizimin e saj.

Në PDK zyrtarisht nuk kanë treguar nëse do të ketë iniciativë tjetër për ta zhbërë Specialen. Iniciues i peticionit në natën e 22 dhjetorit të vitit të kaluar ka qenë deputeti Nait Hasani, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

I pyetur nëse kanë hequr dorë përfundimisht nga iniciativa, ai ka thënë se gjendet në Shqipëri dhe se për këtë çështje mund të flasë tek pasi të kthehet. Ndërkaq shefi i deputetëve të PDK-së, Memli Krasniqi, nuk është përgjigjur.

Pas iniciativës së bashkëpartiakëve për të shfuqizuar Ligjin për Specialen, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka ndryshuar qëndrimin. Në një shkrim autorial, të cilin Veseli tha ta ketë përgatitur më herët, por që nuk e ka botuar për shkak të festave, ka theksuar se Gjykata Speciale do të ndodhë dhe se ky është veprim i pashmangshëm... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)