Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi të hënën regjistrimin e 6 subjekteve zgjedhore që do të garojnë në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit, në kuadër të përgatitjeve për këtë proces.
Me votat e të 7 anëtarëve, Komisioni miratoi regjistrimin e Partisë Socialiste të Shqipërisë, me kryetar Edi Rama dhe shkronja nistore PS. Krahas saj, KQZ miratoi regjistrimin si subjekt zgjedhor të Partisë Socialdemokrate, me kryetar Skënder Gjinushi, dhe shkronja nistore PSD; Partinë e Punës së Shqipërisë, me kryetar Muharrem Xhafa, dhe shkronja nistore P.P.SH; Partinë e Emigracionit Shqiptar , me kryetar Kostaq Papa dhe shkronja nistore P.E.SH; Partinë Centriste të Mirëqënies Popullore Shqiptare, me kryetar Vladimir Lulaj dhe shkronja nistore PCMPSH dhe Partinë Bashkimi Demokristian Shqiptar, me kryetar Eduart Ndocaj, dhe shkronja nistore PBDKSH.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjithashtu, KQZ regjistroi sot dhe Komitetin Nismëtar prej 9 anëtarësh, që do të organizojë punën për paraqitjen e z. Dragua Hamit Ceka, si kandidat i propozuar nga zgjedhësit në Zonën Zgjedhore Tiranë.
Ndërkohë asnjë nga partitë opozitare nuk është regjistruar deri më sot si subjekt zgjedhor, duke i qëndruar kërkesës për krijimin e një qeverie teknike që do të garantonte mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Sipas kodit zgjedhor, neni 64, pika 1, çdo parti politike duhet të paraqesë kërkesën për t’u regjistruar në KQZ jo më vonë se 60 ditë përpara datës së zgjedhjeve.