Ka dështuar të mbahet seanca e shqyrtimit kryesor në rastin ndaj Azem Sylës dhe 38 personave tjerë.
Shkas është bërë ndërrimi i trupit gjykues. Gjyqtarja që ka qenë vendëse në panel, është avancuar në Gjykatë të Apelit, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ne jemi duke pritur përgjigje nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës sepse gjyqtarja Nora Bllaca nuk mund të jetë më pjesë e panelit por KGJK-ja ende nuk ka vendosur”, ka thënë Arcadius Sadek kryetari i trupit gjykues.
Në rastin 'Toka', Azem Syla dhe të tjerët akuzohen për krim të organizuar që ka të bëjë me tjetërsimin e pronave shoqërore në Veternik dhe Llapnasellë.
Pos ish-deputetit të PDK-së dhe ish-komandantit të UÇK-së, të akuzuar janë edhe Shaban Syla e Fahredin Gashi, të dënuar në rastin Bllaca. Të akuzuar ka edhe qytetarë serbë.
Tjera pika të aktakuzës përfshijnë shpëlarje parash, dhënie dhe marrje ryshfeti, nxjerrje e kundërligjshme e vendimeve gjyqësore e vepra të tjera. Azem Syla gjendet në paraburgim për këtë rast. Nëse KGJK-ja merr vendim për anëtarin vendor të trupit gjykues, seanca e radhës mbahet javën tjetër.