Akademik Rexhep Qosja, ka folur për zhvillimet në vend dhe tha se në institucionet e Kosovës janë përmbysur drejtësia, e vërteta dhe etika.
Ai ka theksuar se institucionet politike e shtetërore të Kosovës janë të zhytura në korrupsion.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoQosja për ”epokën e re” ka thotë se prej se Kosova është bërë shtet i lirë e më vete, më 17 shkurt 2008, ka pasur disa kryetarë e kryetare të shtetit, disa kryetarë të Kuvendit dhe disa kryeministra, por, shtetarë, prijës, nuk ka pasur.
Qosja ka kritikuar edhe kryeministrin Ramush Haradinaj për rritjen e pagës.
Sipas tij, Haradinaj u bë kryeministër në një kohë kur në Kosovë janë mbledhur shumë të këqija e shumë dëshpërime, e ky, sipas Qosjes, ia shtoi edhe vetë disa të këqija të reja e shumë dëshpërime Kosovës.
Qosja ka thënë se Akademia e Kosovës duhet të nxirret sa më parë prej thonjve të një klani partiak.