Konfederata e Industrive e Shqipërisë (Konfindustria) ka shprehur shqetësimin për vazhdimësinë e bllokadës nga Serbia të linjës energjetike 400 kilovolt në mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Konfindustria në një komunikatë për media ka theksuar se ky veprim është duke i dhënë natyrë të qartë një lufte të pandershme tregtare dhe ekonomike, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës duhet të shqyrtojnë me shpejtësi marrjen e masave kundërvepruese ndaj Serbisë lidhur me çështjen e mësipërme”, thuhet në komunikatën e saj.
Serbia vazhdon të mos e zbatojë marrëveshjen e arritur me palën kosovare për energji, që nga dhjetori i 2013-s. Shkaku i kësaj bllokade, Kosova humb brenda një viti mes 3 dhe 5 milionë euro, ndërkaq nga mosfunksionimi i linjës 400-kilovoltëshe me Shqipërinë, deri më tani, humbjet kanë arritur në 1 milion euro... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)