“Kosova dhe Metohia ka qenë Serbi, ende është dhe do vazhdojë të jetë Serbi edhe në të ardhmen”. Kështu ka deklaruar ambasadori i Serbisë në Tiranë, Miroljub Zariq.
Gjatë vizitës në komunitetin serbo-malazias në Shkodër, me rastin e Krishtlindjeve ortodokse, ai deklaroi se Kosova është e pavarur për shqiptarët, por jo për serbët, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Serbia nuk ka ndryshuar pozicion dhe as ka qëllim ta bëjë. Pozicioni i Serbisë është shumë i qartë. Për ne Kosova dhe Metohia është pjesë e territorit të Serbisë dhe nuk ka mundësi realiteti për të pranuar pavarësinë e Kosovës”, deklaroi ambasadori serb me një shqipe të çalë.
Ambasadori serb shkon edhe më tej duke thënë se njohja e Kosovës nuk është kusht i Brukselit për integrimin e Serbisë në Bashkimin Evropian.
“Serbia është shtet sovran dhe ka qeverinë e saj, Kuvendin e Presidencën dhe pozicioni i saj është shumë i qartë”... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)