Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Studentët të gatshëm edhe për protesta nëse u preken bursat

Studentët e Universitetit të Prishtinës kanë thënë se janë të vendosur në kërkesën e tyre për kthimin e shumës prej 900 euro të bursës studentore.

Për këtë ulje që po bëhet nga viti në vit thonë se po qe nevoja do të protestojnë deri në rrëzimin e bordit aktual.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

E, ky nuk është rasti i vetëm kur bursat janë ulur. Vitin e kaluar bursat patën rënë në 600 euro.

Këtë vit u ulën në 500, derisa në Qeveri pagat u rritën, e numri i zëvendësministrave theu rekordet.

“Hej a don me apliku për bursë? Jo bre, qaq mdel rroga e kamerierit” ishte vetëm njëri nga shkrime në aksionin simbolik të organizuar nga studentët.

Elshani tha se përmes këtij organizimi duan të tregojnë gjendjen aktuale në UP.

Ditë më parë, Haradinaj pati pranuar në takim studentë bursistë, të cilëve u pati premtuar se bursat nuk do të zvogëlohen. Të njëjtin qëndrim e kishte dhënë edhe ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi.