Qëndrimin kategorik të kryeministrit Ramush Haradinaj se nuk do të ketë rritje të pagave për mësimdhënës më shumë se 4 përqindëshi i premtuar, po mundohet ta thyejë Sindikata e Bashkuar e Arsimit.
Tashmë ka filluar edhe mbledhja e nënshkrimeve nga të gjithë mësimdhënësit e Kosovës, për t’u aprovuar zyrtarisht fillimi i masave sindikale.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRrahman Jasharaj, kryetar i SBASHK-ut, ka deklaruar se janë ndier të fyer nga deklarimet e fundit të kryeministrit, andaj brenda këtij muaji, varësisht edhe prej qëndrimit të mësimdhënësve, do të merren masat sindikale, në harmoni edhe me Bashkimin e Sindikatave të Pavarura të Kosovës.
Këto deklarime dhe kërcënime të shpeshta të zyrtarëve të SBASHK-ut për shpallje të grevave, nga njohësit e arsimit janë vlerësuar si të ngutshme dhe jo të realizueshme, pasi një premtim i cilitdo kryeministër çfarëdo që të ishte ai, ua ka ndryshuar mendjen për grevë.
Por Rrahman Jasharaj deklarohet se SBASHK-u nuk ndikohet prej premtimeve, por marrja e masave sindikale do t’i dëmtonte shumë nxënësit, ndaj dhe çdo herë i kanë anashkaluar grevat me qëllimin se me dialog do të mund të arrinin deri te një zgjidhje.
Jasharaj thotë se është e vërtetë që pushteti ka tentuar të manovrojë me mësimdhënësit gjatë kohërave të fushatave sa për të fituar vota, por në rast të mosplotësimit të pikave të memorandumeve të nënshkruara, SBASHK-u do të dijë edhe t’u hakmerret atyre me çfarëdo që të jetë e nevojshme.
Në anën tjetër, deklaratës së kryeministrit Haradinaj se janë të shumtë mësimdhënësit që nuk e meritojnë pagën, pasi nuk kanë performancë të mirë, Jasharaj i përgjigjet se performanca është jashtëzakonisht e mirë krahasuar me kushtet që shteti ua ka ofruar shkollave të vendit.