Jo vetëm qytetarët që kërkojnë viza turistike përballen me bllokadë e refuzime të shumta, të njëjtat probleme u janë kthyer sërish edhe bizneseve.
Ankohen se ambasadat kanë nisur t’i shtrëngojnë procedurat e marrjes së vizës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBizneset thonë se për shkak të këtyre masave të ashpra po bëhet e pafavorshme Marrëveshja e Stabilizim Asociimit, raporton KTV.
Me shqetësim këtë situatë po e shohin edhe shoqatat e biznesit. Thonë se çdo ditë e më shumë po rritet numri i ankesave të biznesmenëve që po hasin në probleme për marrje të vizave dhe kjo, sipas tyre, vetëm sa e ka vështirësuar situatën e të bërit biznes.
Ky nuk është rasti i parë që po u ndodh bizneseve.
Edhe viteve të mëhershme ambasadat kishin vënë një varg pengesash për bizneset, por që pas reagimeve të ashpra të shoqatave të bizneseve ambasadat ndryshuan qasjen, duke i zbutur kushtet për pajisjen e bizneseve me vizë.