Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“Serbëve në Kosovë po u vidhet bagëtia dhe po u digjet sana”

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka reaguar sot për atë që ajo e ka quajtur “mbjellje e frikës për serbët në Kosovë për shkak të, siç thotë, vjedhje bagëtive dhe djegia e sanës që po iu bëhet atyre në Kosovë”, transmeton Koha.net.

Sipas kumtesë së kësaj zyre që e përcjell FoNet rasti i fundit i djegies së sanës së serbëve të kthyer, është kërcënim për të tjerët që e kanë ndërmend të kthehen në Kosovë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Djegia e sanës thuhet të jetë bërë në familjen Vuliq në Rudicë të Istogut ku jetojnë nëntë familje të kthyer nga Serbia.