Milosh Koviq, historian dhe profesor në Fakultetin Filozofik të Beogradit, e ka kritikuar politikën e Aleksandar Vuçiqit ndaj Kosovës dhe e ka hedhur poshtë mundësinë që Serbia ta lejojë Prishtinën ta marrë një ulëse në Kombet e Bashkuara, transmeton Koha.net.
Коviq, siç njofton portali i radikalëve të Serbisë “pravda”, ka përkujtuar se Vuçiq tashmë ka paralajmëruar një mundësi të tillë dhe e ka ftuar opinionin që të ngrihet “në mbrojtje të krahinës jugore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka thënë se është e rrezikshme nëse "dora serbe nënshkruan pavarësinë e Kosovës” dhe se “Serbia duhet ta ngrijë konfliktin në Kosovë sepse zhvillimet në botë po shkojnë ë dobi të serbëve”. Ai ka shtuar se SHBA-ja ka shumë probleme, se BE po shpërbëhet dhe se po përforcohen Kina e Rusia që e përkrahin Serbinë.
Koviq ka theksuar se edhe vetë ideja e ndarjes së Kosovës do të ishte përkrahje e Shqipërisë së madhe, sepse sipas tij, shqiptarët, pos në Kosovë, po sulmojnë edhe në Luginë, Maqedoni, Mal të Zi e Greqi.
Sipas tij, njohjen serbe të Kosovës e ka nxitur Perëndimi për ta copëtuar Serbinë e për ta rrezikuar Republikën Serbe.