Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kosova ka filluar t’i ndajë serbët në “tradhtarë” e “patriotë”

Çështja e Kosovës nuk duhet të jetë temë rreth të cilës kushdo, qoftë dhe mitropoliti Amfilohije, të ndahen në “tradhtarë” e në “patriotë”, por çështje rreth të cilës duhet të mblidhemi për të gjetur zgjidhjen më të mirë për qytetarët dhe të ardhmen e Serbisë, ka thënë nënkryetarja e Qeverisë serbe Zorana Mihajloviq, transmeton Koha.net.

Siç është njoftuar, Mihajloviq ka shtuar se kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiqi “është njeriu i fundit në Serbi të cilit mund t’i thuhet se nuk kujdeset për Kosovën dhe për qytetarët e jetojnë atje”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Vetëm për dallim nga të tjerët të cilët me rrahje gjoksi e kanë shfrytëzuar Kosovën për marrje poenësh politikë, por edhe për marrje të parave të shumta dhe derisa gjithnjë e më shumë serbë në kohën e tyre e kanë braktisur Kosovësn, Vuçiq përfundimisht ndihmon mbijetesën dhe sigurinë e qytetarëve tanë atje”, citon FoNet të ketë thënë Mihajloviq.

Sipas fjalëve të saj, transmeton Koha.net”më së shumti fëmijë në Serbi lindin në Kosovë dhe se atje nuk ka pasur asnjë vrasje të motivuar etnikisht”, ndërsa pret që sa më shumë të afrohet fund i i dialogut të brendshëm për Kosovën, aq më shumë do të shtohen sulmet e “nacionalistëve kundër Vuçiqit”.

“Kryetari Vuçiq ka përkrahje të madhe të qytetarëve për politikën europiane dhe për politikën paqësore që e zhvillon nga e cila nuk do të heqë dorë. Kryetari , ashtu siç dhe ka thënë disa herë, nuk do të përzihet në punë të kishës,ashtu siç nuk do ta udhëheqë politikën shtetërore të Serbisë mitropoliti Amfilophije”, ka përfunduar Mihajloviq.