Lëvizje e lirë dhe pa dogana, shtetësi dhe pasaporta për gjithë shqiptarët. Këto janë referenca që politikanë në Shqipëri e Kosovë i përdorin herë pas here për konsum propagandistik dhe vota elektorale.
Nuk kanë kaluar veçse 45 ditë dhe ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, ka bërë “prapa ktheu” lidhur me deklaratën e tij të bërë në Prishtinë se më 1 janar të këtij viti kufijtë mes Shqipërisë e Kosovës do të jenë të hapur, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor janari erdhi dhe kufiri e doganat vazhdojnë të jenë si më parë. Dhe Majko bën përgjegjës biznesin që, sipas tij, po vendos rregullat dhe jo Qeveria ku ai bën pjesë. Madje e ka cilësuar këtë lloj biznesi si kriminal dhe që po keqtrajton politikën.
“Pas nesh qëndrojnë bizneset dhe bizneset na thonë: ‘Prit, kujdes, mos hap kufirin, se më duhet mua koncesioni atje, mos ma hap kufirin se më ul mua çmimin e mallrave, nuk më duhet mua politika, se më intereson më mirë të hyjë malli nga ky drejtim sesa nga ai drejtim...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)