Taksisti ndalon pranë urës. Zbret udhëtaren dhe kthehet në drejtimin që kishte ardhur. E nga aty mitrovicasja 22-vjeçare, Zana Syla vazhdon rrugën e saj të përditshme këmbë për në zyrën e saj, e cila gjendet në pjesën veriore të Mitrovicës, përkatësisht në “Lagjen e boshnjakëve”, shkruan sot Koha Ditore.
Kalimi i urës mbi lumin Ibër, që ndan qytetin në dy pjesë, në jug dhe veri, që dikur Zanës i ngjallte frikë dhe pasiguri, ka katër vjet që i është kthyer në akt normal të kalimit, e në vitin e fundit edhe përditshmëri. Nga koha kur kishte kaluar për herë të parë urën, perceptimi mbi kalimin e saj, i ka ndryshuar dukshëm. Tani i duket si çdo urë e zakonshme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMegjithatë, çdo herë kur e kalon atë, thotë se ka një ndjesi që siç i tregon të jetë më e kujdesshme. Por disa nga bashkëpunëtorët dhe miqtë e saj qoftë nga veriu apo jugu kanë ndjenjë të jorehatisë dhe të ekspozimit, kur kalojnë në anën tjetër. Njësojë ndihen edhe kolegët e saj të komunitetit serb e boshnjak, të cilët punojnë së bashku në organizatën multietnike “Qendra për Zgjidhjen Alternative të Kontesteve”.
E më rehat ndihen kur takohen qoftë rastësisht apo me planifikim aty pranë urës, për të vazhduar drejt punës.Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online.(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)