Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gazetari birrar i Graçanicës

Isak Vorguçiq gjatë jetës ka ushtruar jo pak profesione. Në të nëntëdhjetat e hershme kishte qenë murg në manastirin e Deçanit dhe më pas edhe në atë të Graçanicës.

Deri në vitin 2006, kur jeta e tij merr një kthesë të re. Rrugët me Kishën ortodokse i ndan për shkaqe personale, kur edhe vendos të martohet. E në ndërkohë e nis angazhimin paralel edhe në një sferë krejtësisht tjetër profesionale, shkruan Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

E merr përsipër drejtimin e “KIM radio”, një prej radiove në gjuhën serbe që funksionojnë në Kosovës. Mirëpo njëkohësisht i përvjel mëngët dhe kyçet edhe në një fushë tjetër, atë të birrarit. Ai sot, bashkë me bashkëshorten Zorica kanë birrarinë “Pivxhan”, me seli në Graçanicë, ku aktualisht i prodhojnë disa lloje të birrave artizanale. “E dini, njeriu në jetë ka shumë dashuri. Edhe këto profesionet e mia të tilla janë. Sot jam këtu ku jam, e nesër ta shohim se ku dhe si do të përfundojë”, thotë Vorguçiq, duke e nisur përshkrimin e rrugëtimit të tij prej një profesioni në tjetrin.

Nga murgu në birrar

Me t’u rehatuar në njërin prej kolltukëve prej druri në kafenenë e tij të porsahapur në hyrje të qytetit të banuar me serbë të Graçanicës, Vorguçiq thotë se biznesin e ri e ka nisur disi rastësisht. Ama kalimin e tij nga murgu në birrar, pavarësisht ushtrimit edhe të profesionit të gazetarit në ndërkohë, e quan të logjikshëm. “Shikoni kishat dhe birrat e kanë njëfarë ndërlidhje në botë. Në Belgjikë, për shembull, birrat e manastireve janë më të njohurat. Kështu është edhe në Gjermani. Pothuajse të gjitha manastiret merren me prodhimin e birrave. Kështu që kjo lidhje nuk është fort jologjike”, thotë ai. “Jeta kalon. Në periudha të ndryshme kam pasur interesime të ndryshme, dhe kam qenë mjaftueshëm i guximshëm t’i realizoj”... (Më gjerësisht lexoni në numrin special të Kohës Ditore për Vitin e Ri)