Moti i ngrohtë dhe temperaturat e larta që po mbretërojnë në Kosovë kanë ndikuar që rastet e gripit sezonal të shtohen.
Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, ditëve të fundit, janë shtuar rastet me simptoma të gripit sezonal.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMbi 10 raste kanë kërkuar trajtim mjekësor vetëm gjatë paradites të së dielës.
Specialistja e mjekësisë familjare, Ferinaze Kallaba, tregon simptomat e këtij gripi, ku të prekur janë të gjitha grupmoshat.
Sipas saj, ushqimet e shëndetshme duhet të aplikohen gjatë kësaj kohe, ndërsa duhet të shtohet konsumimi i lëngjeve.
Mënyrë tjetër e parandalimit të gripit sezonal është edhe vaksinimi. Kjo formë kryesisht po preferohet nga personat e moshuar.
Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare është bërë të ditur se janë të përgatitur maksimalisht me barnat e nevojshme për t’i trajtuar të gjithë personat në nevojë.