Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

MASHT-i do udhëzim administrativ e UP-ja rregullore për avancime të stafit akademik

Zyrtarë të Universitetit të Prishtinës shpeshherë kanë deklaruar se janë munduar të zgjedhin çështjen e avancimeve të kontestuara akademike, pasi kanë ngjallur reagime të shumta.

Procesi i avancimeve akademike që bëhet me konkurs dy herë në vit, gjatë tërë këtij viti është kritikuar ashpër. Kritikat kanë qenë se profesorët kanë publikuar punime shkencore nëpër revista të ndryshme por që nuk kanë renome ndërkombëtare.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por, Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, ka bërë të ditur për KTV-në se është emëruar një grup punues, i cili do të hartojë një udhëzim administrativ që përcakton revistat, ku mund të publikohen punimet shkencore. Më pas, të gjithë kandidatët që synojnë avancimin, duhet t’i përmbahen vetëm atij udhëzimi.

Bytyqi tha se kjo nuk është përzierje në kompetencat e UP-së por ky proces deri tash është shoqëruar me parregullsi.

Universiteti i Prishtinës deri tash nuk ka mundur t’i dalë në krye kësaj çështjeje.

Tek pas vendimit të ministrit për hartimin e një udhëzimi administrativ, UP-ja po punon në hartimin e një rregulloreje, e cila sipas prorektorit për mësim, do të jetë po ashtu përcaktuese e rregullave për avancim.

Sipas Sahitit, edhe vet universiteti ka punuar shumë në këtë drejtim.

Bazuar në kushtet për t’u avancuar në titullin e profesorit të rregullt të njësisë akademike, kandidati duhet të ketë të paktën 5 punime kryesore të publikuara në revista shkencore ose artistike ndërkombëtare.

Për titullin e profesorit të asociuar, kandidati duhet të ketë së paku 3 punime kryesore të publikuara në revista ndërkombëtare.

Por, Statuti i Universitetit të Prishtinës nuk i ka përcaktuar revistat për publikimin e punimeve shkencore, gjë që po synohet të rregullohet.