Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gjysh e nip kujtojnë masakrën e tmerrshme të Reçakut në prag të 19 vjetorit

Ky është Ridvan Xheladini, i cili së bashku me gjyshin e tij, Hakiun, po shohin trupat e masakruar të 44 shqiptarëve në masakrën e Reçakut.

Videoja u incizua në janar të vitit 1999, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në xhaminë e fshatit, ku ishin të vendosur trupat e shqiptarëve të masakruar, Ridvani, atëherë vetëm 9-vjeçar, thotë se i kujtohet çdo detaj i këtij tmerri.

19 vjet pas kësaj ngjarjeje që tronditi edhe komunitetin ndërkombëtar, Ridvani e kujton tmerrin më të madh të jetës së tij.

Sa herë kthehet në këtë vend, ka ankthin e frikës dhe vuajtjes për babanë e tij, të cilin e pa të masakruar nga forcat serbe.

Ai sot jeton në Francë, por asnjëherë nuk e lë pa vizatuar memorialin e Reçakut.

Në hyrje të memorialit, ndalet para fotografisë së babait të tij.

Gjyshi i tij, Hakiu, që dikur mundohej ta ngushëllonte Ridvanin, ndonëse në moshë të shtyrë, kujton 15 janarin e atij viti.

Atë ditë të ftohtë dimri, në Reçak, forcat serbe vranë dhe masakruan 44 civilë shqiptarë.

Pasi e pa me sytë e tij këtë skenë, shefi i misionit të OSBE-së, Wiliam Walker, alarmoi se në Kosovë po ndodh krim kundër njerëzimit, gjë që shtyu bashkësinë ndërkombëtare të ndërmarrë misionin ushtarak, pas të cilit forcat serbe u tërhoqën nga Kosova.