Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Anëtari i KP të AAK-së i quan majmunë ata që “po tentojnë ta ndalin Haradinajn”

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të AAK-së, Argjend Zejnaj, i ka quajtur majmunë të gjithë ata që po kritikojnë kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, duke thënë se Amerika nuk hidhërohet me shqiptarët e vërtetë.

“Zhvillimet e fundit tregojnë që, Ramushi (kryeministri) është në betejë me të gjithë ata që duke e sulmuar atë tentojnë të sulmojnë të ardhmen e Kosovës (e kanë në gjak përbaltjen e fisnikërisë se tij prej Shqiptari). Kryeministri nuk e ka të lehtë, se sulmet po vijnë nga shumë drejtime, por ‘Luanin s'mund ta ndalin majmunët’, sa do që mund jenë shumë të tillë! Prandaj ngadalë por sigurt, ndryshimin s'do të mund ta ndalë askush. Me shqiptarët e vërtetë Amerika nuk hidhërohet!”, ka shkruar Zejnaj përcjell ksp.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo