Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kadrijaj i del krah Haradinajt kundër ish-koleges së saj

Pasi deputetja e Vetëvendosjes Donika Kadaj-Bujupi tha se nëse kryeministrit Haradinaj i është refuzuar viza amerikane, ai duhet të dorëhiqet, ka ardhur një reagim nga deputetja e AAK-së Time Kadrijaj.

Ajo i ka thënë ish-deputetes së AAK-së se ishte pikërisht Ramush Haradinaj “ai që ia dha të gjitha”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Time Kadrijaj po ashtu ka thënë se Haradinaj deri tash e ka dëshmuar se beson në miqësinë me SHBA-në.

Ky është postimi i Kadrijajt në Facebook, pa ndërhyrje:

“Paska fol Donika,

E moj Donik nuk ke faj ti, po faj ka AAK qe te sjelli ktu ku je duke të priveligju në qdo aspekt, e ti sot del e fol pikerisht për at njeri qe ti dha krejt, e sa për temën në fjalë ishe edhe ti kunder kesaj Gjykate, Kryeministri ska bërë gjë tjeter vetem se po i ruan qendimet e ma hershme.

Se kush është pro Amerikes , Ramush Haradinaj ma shumë se kushdo tjeter e ka dëshmu këtë dhe ne do vazhdojmë të besojmë të pa lëkundur në miqësin e përhershme me SHBA-të,

Ishte pikerisht Kryeministri që kërkojë që në tavolinën e Brukselit të jetë pjesë edhe Amerika,

Ishte pikerisht KM qe projektin ma të madh të pas luftës në investime ju jepet pikerisht Kompanive Amerikane.

Donik, kur e han piten, tepsija mbetet.

TK