Reagimeve pas lajmit se kreut kosovar të ekzekutivit, Ramush Haradinaj, mund t’i jetë refuzuar viza për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i është shtuar edhe deputeti i LDK-së, Haxhi Abdyli, njëherësh kryetar i Degës së kësaj partie në Prizren.
“Jo po të duket. Qytetarit duhet hequr vizat, e atyre që mendojnë që oda e katundit të vet është qendra botës, duhet me i mshel në oda. Bile edhe një allti duhet me ia dhënë që të gjuajnë”, ka shkruar Abdyle duke shpërndarë në profilin e tij një lajm që flet se Haradinajt mund t’i jetë refuzuar viza për të marrë pjesë në lutjet e mëngjesit që mbahen në shkurt në SHBA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo