Buxheti i Kosovës parashihet të përfitojë një shumë të mirë të parave përmes plotësim-ndryshimit të ligjit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.
Fjala është për 127 milionë euro që u përkasin fondeve të përkohshme dhe atyre tepricë të kësaj agjencie, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZyrtarë të saj, i kanë thënë KTV-së se ndryshimi i ligjit do të ketë tri komponentë.
Madje sponsorizuesit e këtij ligji po mendojnë të ndërmarrin masa për të bërë ndryshime edhe për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme.
Megjithëse ende nuk dihet se çka do të ndodhë me misionin e EULEX-it pas qershorit, ndryshimet po i mirëpresin zyrtarët e Dhomës së Posaçme.
Ata i kanë dërguar sugjerimet e tyre, mes të cilave është edhe dyfishimi i numrit të gjykatësve në mënyrë që numri i lëndëve të zgjidhet më shpejtë.
Në këtë organ sikur në shumë gjykata të tjera, numri i lëndëve është i madh.
Nga mbi 21 mijë lëndë mbi 19 mijë janë në shkallën e parë kurse mbi 1 mijë në shkallën e dytë gjyqësore.