SBASHK-u ka nisur mobilizimin për të shkuar deri në fund me kërkesat e tyre ndaj qeverisë së Kosovës.
Përfaqësues të kësaj sindikate kanë takuar sot udhëheqës të shoqatave sindikale brenda Komunës së Prishtinës. Atyre u është kërkuar që në shkollat në të cilat drejtojnë t’u ofrohet mësimdhënësve formulari për aprovimin e shkuarjes në grevë në rast të mos realizmit te kërkesave të tyre, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKërkesat e paraqitura në formular ndër të tjera janë edhe rritja e pagës prej 4 për qind të pagës së kryeministrit si dhe zbatim të Ligjit të Sigurimit Shëndetësor të cilin Kuvendi i Kosovës e pati aprovuar në vitin 2014.
Gjersa mësimdhënësit mobilizoheshin, në anën tjetër kryeministri i vendit kishte pranuar në takim një delegacion të BSPK-së përfshirë edhe kryetarin e SBASHK-ut Rrahman Jashari.
Në komunikatën e lëshuar nga zyra e kryeministrit thuhet se kryeministri u ka premtuar se do të jenë në dialog të vazhdueshëm me BSPK-në dhe se kërkesat e tyre do të trajtohen me kujdesin maksimal, gjithnjë konform kapaciteteve buxhetore.
Në komunikatë thuhet se qeveria është e përkushtuar që të jetë në funksion të të drejtave të gjithë punëtorëve dhe sindikalistëve të BSPK-së.