Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pritje të gjata në merdare, mërgimtarët presin deri në 4 orë

Në pikëkalimin kufitar të Mërdares po vazhdojnë edhe sot kolonat e gjata të veturave.

Kjo si pasojë e numrit të madh të tyre që pas festive të fundvitit po kthehen në shtetet perëndimore ku të njëjtit jetojnë. Me këtë rast, kjo po shkakton kaos shumë të madh në kufi me Serbinë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Raportohet se sot pritjet  për të kaluar kufirin në këtë pikë janë deri në 4 orë.

Ndryshe, edhe pikat tjera kanë qenë të ngarkuara siç është ajo te Dheu i Bardhë ku mërgimtarët presin me orë të tëra për ta kaluar kufirin.