Në Kosovë vazhdojnë thirrjet e komunitetit ndërkombëtar kundër nismës për shfuqizimin e ligjit për Gjykatën e Speciale.
Njohës të çështjeve politike vlerësojnë se këto thirrje duhet të trajtohen seriozisht nga udhëheqësit e vendit. Sipas tyre, me një nismë të tillë, Kosova rrezikon të izolohet tërësisht dhe të humbë aleatët e saj ndërkombëtarë nëse vepron ndryshe.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAnalisti Ilir Ibrahimi, thotë se nisma të tilla rrezikojnë ta bllokojnë Kosovën tërësisht.
Ai thotë se me shfuqizimin e saj, vetëm prishen marrëdhëniet me aleatët që Kosova ka.
“Kosova do të humbte mikun më të madh të pavarësisë së vet”, tha ai.
Edhe Albert Krasniqi, ka thënë se zhbërja e Gjykatës Speciale nuk është aq e lehtë. Por shfuqizimi i ligjit do ta bllokonte përkohësisht këtë Gjykatë.