Disa nga banorët e dy blloqeve të njohura si ‘banesat e socialit’ në lagjen “Prishtina e Re”, nga kjo e premte do të mund të shohin zhvillimet brenda Qendrës së re të Paraburgimit.
Objekti u përurua nga ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, dhe ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, në shoqëri të ushtruesit të detyrës së Drejtorit të Burgjeve, Sokol Zogaj, e kryesuesve të Këshillit Gjyqësor e atij Prokurorial, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas ministrit Tahiri, objekti do të ofrojë kushte më të mira për të burgosurit, dhe se po punohet në eliminimin e parregullsive brenda burgjeve.
Si rezultat i bashkëpunimit me Ministrinë e Drejtësisë, sipas ministrit të Administratës Publike, deri tani janë arritur rezultate konkrete në përmirësimin e infrastrukturës.
Projekti 6.7 milionësh, i financuar nga Qeveria e Kosovës, ishte përfunduar në mbarim të vitit 2016, por nuk ishte funksionalizuar shkaku i problemeve me energji elektrike e ujëra të zeza.
Qendra, e gjashta e tillë në Kosovë, ka një hapësirë prej 10 mijë e 500 metrash katrorë, dhe mund të pranojë deri në 300 të burgosur.