Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi ndërperjen e mandatit të deputetit për Aqif Rakipin e PDIU dhe Gledion Rehovicën e LSI.
Prokuroria e Përgjithshme solli fakte se ata ishin përfshirë në disa ngjarje në Itali dhe nuk kishin treguar as emrat e dyte të përdorur, raporton TCH.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVendimi u kalua me votat e 5 anëtarëve të KQZ-së, pas shqyrtimit të çështjes ku u paraqitën argumentet e Prokurorisë së Përgjithshme dhe ato të palës mbrojtëse.
Heqja e mandatit të deputetëve Aqif Rakipi dhe Gledion Rehovica lidhet me procesin e dekriminalizimit. Dy deputetët nuk kanë qenë të pranishëm në mbledhjen e KQZ-së, por janë përfaqësuar përkatësisht nga avokatët Theodhori Sollaku dhe Ardian Vishaj.
Ndërkohë po gjatë mbledhjes së sotme, KQZ i ka kërkuar Prokurorisë së Përgjithshme informacion shtesë për dëbimin e kryebashkiakut të Pogradecit, Eduart Kaprit nga Gjermania.