Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë përcjellë alarmin tek autoritetet e Kosovës se mund të vihet në funksion “Plani B” për formimin e Gjykatës Speciale, i cili ishte përmendur edhe dy vjet më parë, kur autoritetet refuzonin të jepnin votën pro saj.
Mesazhi është përcjellë nga ushtruesi i detyrës së ambasadorit amerikan në Prishtinë, Stephen Banks, shkruan sot Koha Ditore.
Burime të gazetës në Zyrën e kryeministrit kanë treguar, të enjten, se Banks ka zhvilluar këtë javë disa takime me krerët e institucioneve, të cilëve ua ka rikujtuar pasojat që do t’i pësonte Kosova nga shfuqizimi i Ligjit për Specialen.
“Ushtruesi i detyrës së ambasadorit amerikan në Prishtinë, Banks, ka takuar dje në mesditë kryeministrin Haradinaj, të cilit ia ka bërë të qartë pasojat që do të kishte shfuqizimi i Ligjit për Gjykatën Speciale. Troç i ka thënë se, në Këshillin e Sigurimit, Shtetet e Bashkuara nuk do të bllokojnë asnjë iniciativë të Rusisë që lidhet me krijimin e një gjykate të ngjashme”, ka thënë ky burim... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)
-
Tentativa 2 e Thaçit për ta penguar punën e Gjykatës Speciale
-
SHBA po vëzhgon me vëmendje situatën në Kosovë pas dorëheqjes së Haradinajt
-
Haradinaj thotë se nëse Serbia vazhdon ndalimin e zyrtarëve të Qeverisë, do t’i kundërpërgjigjen njëjtë
-
Haradinaj në takim të rregullt me Kosnettin: Kosova, e vendosur për partneritet afatgjatë me SHBA-në
-
SHBA-ja paralajmëron thellim të sanksioneve ndaj Kosovës