Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Deda: Deklarata e Quintit, paralajmërimi i fundit për të hequr dorë nga theqafja

Për deputetin e Alternativës, Ilir Deda, deklarata e shteteve të QUINT-it duket të jetë paralajmërimi i fundit për udhëheqësit e Kosovës që të heqin dorë nga theqafja dhe rruga e sfidimit më serioz të shtetësisë tonë.

“Me këtë bie në ujë propaganda e pushtetit se nuk do të rrezikohet marrëdhënia me shtetet kyçe të Perëndimit. Përkundrazi, Kosova u paralajmërua sot me izolim - apo siç u tha ‘për pasojat më të rënda negative ... përfshirë këtu procesin e integrimit ndërkombëtar dhe Euro-Atlantik të Kosovës’. Gjithashtu, për herë të parë u theksua vendosmëria e shteteve të Perëndimit që ta çojnë një proces deri në fund me fjalinë ‘...presim që të gjitha shtetet të ndjekin penalisht ose të bashkëpunojnë në plotni në gjykimin e krimeve të supozuara të kryera në Kosovë’”, ka thënë Deda.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Besoj thellë që nuk ka qytetar në Kosovë që e përkrah kolapsin e shtetit tonë në prag të dhjetëvjetorit të pavarësisë”, ka shtuar ai.