Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shërbyesit civilë i bëjnë thirrje qeverisë “t’i thërrasë mendjes”, të rrisë pagat

Sindikata e Shërbimit Civil të Kosovës përmes një deklarate për media kërkon ngritjen e pagave të shërbyesve civilë, duke i bërë thirrje qeverisë që të mos luajë me ndjenjën e atyre që më së shumti janë duke u munduar për të mirën e vendit.

“Shërbyesit Civilë të Kosovës deri më tani e kanë dëshmuar se janë përkujdesur më së miri për zhvillimin e administratës dhe efikasitetin e saj në çdo segment dhe për këtë mburremi derisa niveli qeveritar është duke dështuar pandërprerë në çdo fushë”, thuhet në reagim.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

SSHCK konsideron se në asnjë vend të botës nuk ndodh që paga më e lartë të jetë një me njëzet apo edhe ma shumë pos në Kosovë e të cilin dallim po e fuqizon Qeveria e vendit.

“Kërkojmë me ngulm që të ngritën pagat e shërbyesve civilë, por edhe të nivelohen me sektorët tjerë ngase jemi të diskriminuar rëndë për sa i përket pagave me sektorët tjerë. Ftojmë qeverinë e vendit që t’i thërret mendjes dhe të mos luajë me ndjenjën e atyre që më së shumti janë duke u munduar për të mirën e vendit dhe qytetarëve tanë”, përfundon reagimi.

SSHCK shpreh indinjatën që deri më tani, qeveria e vendit nuk është duke e përfillur dialogun social si formë më e mirë e bashkëpunimit dhe zgjidhjes së çështjeve të cilat kanë mbetur pa u zgjidhur ka disa vite.