Nenad Popoviq, ministër i Serbisë për Inovacion e zhvillim teknologjik nga Partia Popullore, ka deklaruar se pjesëtarëve të Qendrës serbo – ruse në Nish duhet dhënë statusin diplomatik tek ka thënë se humanitarë rusë kanë shpëtuar jetën e qytetarëve të Serbisë nga vërshimet e zjarret dhe kanë pastruar më shumë se katër milionë metra katrorë të territorit të Serbisë nga minat e pashpërthyera të NATO-s, tranemton Koha.net.
"Si t’iu sqarohet qytetarëve të Serbisë se ushtarët e NATO-s, të cilët kanë mbjellë bomba nëpër Serbi, kanë status diplomatik e humanitarët rusë, të cilët e pastrojë Serbinë nga këto bomba, nuk e kanë atë status”, citon "veçernje novosti", të ketë thënë ai.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë vazhdim Popovq ka vlerësuar se Serbia duhet të zhvillojë marrëdhëniet më të mira të mundshme me Uashingtonin e Brukselin dhe të kultivojë marrëdhënie miqësore me Rusinë e Kinën.
“Vetëm kështu mund t’i mbrojmë interesat tona lidhur me çështjen e Kosovës dhe me Republikën Serbe”, ka thënë ai.
Lexoni edhe: Amerika kërkon kujdes nga Serbia lidhur me kërkesat e Rusisë në Nish