Arbëri

Gjakovarët kërkojnë të ngritët aktakuzë për krime lufte ndaj Stanojeviq

Descriptive Text

Gjakovarët kërkojnë nga prokuroria ngritjen e aktakuzës për krime lufte të ish kryetarit serb të kësaj komune Gjokica Stanojeviq.

Përfaqësues të shoqërisë civile në Gjakovë kanë deponuar në Prokurorinë Themelore në këtë qytet kërkesën për ngritje të aktakuzës për krime lufte kundër ish kryetarit të Komunës së Gjakovës, Gjokica Stanojeviq.

Në letrën që shoqëria civile i ka dorëzuar kryeprokurorit në Gjakovë, Ali Selimaj thuhet se në bazë të dëshmive që posedojnë dhe në bazë të kodit penal të republikës së Kosovës, Gjokica Stanojeviqit duhet t’i ngritët aktakuza dhe të gjykohet për krimet e bëra ndaj popullatës civile në këtë komunë gjatë vitit 1998-1999.

“Ne kemi gjithashtu dëshmi se ish kryetari i komunës së Gjakovës, Gjokica Stanojeviq gjatë muajve tetor- nëntor 1998 dhe janar – shkurt 1999 në Gjakovë , u ka bërë pritje forcave paramilitare prej 200 vetash të grupit të Sheshelit dhe Arkanit, si dhe nga Frenky prej 30 vetash”.

Më tutje në letër thuhet se Gjokica Stanojeviq ka pritur dhe ka organizuar punën operative së bashku me Atanas Kokolanski, Zdravko Vintar e Goran Jeftoviq.

Përveç ngritjes së aktakuzës përmes letrës shoqëria civile në Gjakovë kanë kërkuar që t’i ndalohet hyrja në Gjakovë ish kryetarit Gjokica Stanojeviq deri në përfundimin e gjykimit dhe dënimit të merituar.

Image