Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Regjistrohen pa gjobë tetë mijë automjete me skadencë regjistrimi

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës Flamur Sefaj ka njoftuar sot se deri më tash janë regjistruar tetë mijë automjete pa paguar gjobë edhe pas të tejkalimit të afatit për regjistrim, transmeton Koha.net.

Këtë njoftim Sefaj e ka bërë në Facebook:

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Vendimi për regjistrimin e të gjitha llojeve të automjeteve, pa paguar gjobë, të cilin e kam marr javë më parë ka rezultuar me mbi 8 mijë automjete të regjistruara.

Qytetarët të cilët si pasojë e gjobave të grumbulluara nuk kanë mundur t’i regjistrojnë automjetet e tyre, duhet ta shfrytëzojnë këtë të drejtë, meqë koha për faljen e gjobave si pasojë e mos-regjistrimit të automjeteve në kohën e paraparë është e limituar”.

Vendimi për regjistrimin pa gjobë të automjete me afat të skaduar regjistrimi ishte marrë më 15 dhjetor të vitit të shkuar.