Grupi parlamentar i Vetëvendosjes ende nuk ka marrë qëndrim nëse do të përkrahë Projektligjin për amnistinë, të iniciuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Ky Projektligj, nëse arrin të miratohet në Kuvend, përveç lirimit të tyre nga aktakuza, obligon gjykatat që të fshijnë edhe historitë e dënimeve edhe në qoftë se ato janë të formës së prerë, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAmnistia si akt është i lejuar edhe me Kushtetutën e Kosovës. Por, njohësi i çështjeve juridike, Ehat Miftaraj, thotë se problemi qëndron në faktin që ligjet e tilla kanë predispozita që të keqpërdoren.
Si shembull, ai i ka përmendur Projektligjin për amnistinë e pjesëtarëve të strukturave paralele serbe në pjesën veriore, përmes të cilit u synua që të krijoheshin kushte për integrimin e tyre.
Miftaraj thekson se Ligji rrezikon të mos fuqizohet, edhe për shkak se mund të vlerësohet si konflikt interesi.
Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, i mbështetur nga 10 deputetë të Kuvendit, ka hartuar këtë Projektligj që pretendon të ofrojë amnisti për deputetët që në legjislaturën e kaluar hodhën gaz lotsjellës dhe penguan punën e Kuvendit të Kosovës.
Projektligji është paraparë që të hidhet në votim në janarin e 2018-s.