Arbëri

Çitaku për sulmin ndaj autobusit: Shqetësohem pse të tjerët nuk reagojnë, kur vetë i mbulojmë

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, është marrë sërish me sulmin ndaj autobusit të linjës Prishtinë-Vjenë në Serbi.

Çitaku ditë më parë kritikoi ndërkombëtarët që nuk po reagonin për sulmet e tilla, por menjëherë i kishte rënë pishman për këtë kritike, pasi që kompania kosovare kishte mohuar raportimin se autobusi i saj është sulmuar.

Megjithatë, kjo kompani sot ka konfirmuar se është sulmuar në Serbi dhe ka thënë se kjo nuk është hera e parë, por të kaluarat i kishte mbajtur larg mediave me arsyetim se ka mundur të jetë i rastësishëm.

Tani ambasadorja Çitaku thotë se ka mbetur pa fjalë kur ka kuptuar se vetë kompania nuk i ka publikuar këto sulme.

Ky është postimi i saj në Facebook:

“Tash na doli, që kompania e udhëtimeve paska fshehur rastet e sulmeve të autobusëve. Rastet qenkan të hapura në policinë e Serbisë, dhe qenkan disa.

E unë shqetësohem pse të tjerët nuk reagojnë, kur jemi ne vet që i mbulojmë.

Pa fjalë”