I takoi të gjithë por ende nuk e di se sa janë. Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj nuk e ka idenë se sa zëvendës i ka ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi.
Haradinaj sot është takuar ndaras me ministrin Bytyqi dhe me zëvendësit e tij me të cilët qëndroi më shumë se dy orë, por kur u pyet se sa zëvendës i ka Bytyqi, ai nuk diti të përgjigjej në këtë pyetje, raporton KP.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nuk e di. Sa zëvendësministra janë, ministër?”, e pyeti Haradinaj ministrin Bytyqi.
Ministri i tregoi Haradinajt se i ka katër zëvendës, të cilët janë emëruar në këto poste me vendim të tij.
Zëvendës të ministrit të Arsimit janë Heset Sahiti nga Nisma, Arbër Geci nga AKR, Mustafë Myrtaj dhe Bajrush Sezairi.