Gjykata Themelore në Prishtinë sot ka shqiptuar aktgjykimin për katër deputetët e Vetëvendosjes, të akuzuar për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, raporton KTV.
Sipas këtij aktgjykimi, Albin Kurti për përdorim të armës është dënuar me 1 vjet e tre muaj, gjashtë muaj për pengim. Dënimi unik për Kurtin është në kohëzgjatje prej 1 vit e gjashtë muaj. Albulena Haxhiut i është shqiptuar dënimi unik 1 vit e tre muaj, Donika Kadaj-Bujupit dënim unik prej 1 viti e gjashtë muaj, ndërsa Faton Topalli dënim unik 1 vit e dy muaj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDënimet janë me kusht nëse nuk kryejnë ndonjë vepër penale brenda dy vjetësh.