Lideri i Partisë Radikale serbe Vojislav Sheshel thotë se Serbia duhet t’i thotë përfundimisht jo Perëndimit, pasi sipas, tij, ajo duhet të integrohet në Rusi e jo të hyjë në robëri në Bashkimin Europian, transmeton Koha.net
Këto mendime Sheshel i ka shfaqur për portalin serb “novostionline”:
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Pushteti duhet përfundimisht të përcaktohet, sepse është koha e fundit të bëhet qartas me dije se më nuk mund të rrihet dy karrige. Shantazhet e Perëndimit nuk do të pushojnë. Nuk ka asgjë nga BE, Perëndimi nuk heq dorë nga presioni për ta njohur Kosovën e për t’i vënë sanksione Rusisë. Perëndimit duhet thënë vendosmërisht jo.
Serbia ose do të përcaktohet për aleancë dhe integrim me Rusinë, ose do të hyjë në robëri të BE-së që në perspektivë do të thotë suspendim të Republikës Serbe dhe rrëmbim të Vojvodinës e të rajonit të Rashkës”.