Në mëngjesin e të martës në qytetin suedez Helsingborg ka ndodhur një shpërthim, në të cilin është lënduar Ariana Haradinaj, vajza e nënkryetarit të OVL-së së UÇK-së, Nasim Haradinaj.
Gazeta suedeze “Aftonbladet” ka raportuar se dje ka ndodhur një shpërthim në hyrje të një ndërtese në qytetin Helsinborg, mirëpo shkaqet e këtij shpërthimi deri më tani nuk dihen.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPortali Koha.net ka kontaktuar Nasim Haradinajn dhe ai ka konfirmuar se në këtë shpërthim është plagosur vajza e tij, e cila punon si infermiere në këtë qytet dhe ishte duke u përgatitur për fillimin e studimeve në Suedi.
Në një deklaratë për KTV-në, Haradinaj ka thënë se vajza është plagosur në këmbë dhe ka pasur djegie.
“Sulmi është akt terrorist, por unë nuk e lidhi me punën time këtu. Asnjëherë nuk kam pasur kërcënime nga askush e as vajza nuk është kërcënuar asnjëherë”, ka thënë Haradinaj.
Nasim Haradinaj është përfolur shumë në fundin e vitit të shkuar për shkak të një deklaratës së tij se “punë e madhe që janë vrarë aktivistë të LDK-së”.