Kompanitë e autobusëve të linjës Mitrovicë – Prishtinë dhe anasjelltas, janë në telashe të madhe tash e disa vite me radhë nga taksistët ilegalë, të cilët po i lënë pa udhëtarë, raporton KTV.
Për vozitësit e kësaj linje problem së fundi është bërë edhe pagesa prej 10 centësh për udhëtarët, për çka detyrohen që mos të qëndrojnë në stacionin e autobusëve, por t’i presin udhëtarët bashkë me kombit ilegalë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Në këtë peron me numrin 3 do të duhej të qëndronin autobusët e qytetit të Mitrovicës. Por, ka më shumë se dy muaj që kur ky peron në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, është i zbrazur. Autobusët e kësaj linje tash qëndrojnë krejt diku tjetër"
Krejt kjo për shkak se vozitësit e këtyre autobusëve legalë për këtë linjë detyrohen të qëndrojnë pak metra më larg këtij stacioni, bashkë me kombit ilegalë.
Këtë e bëjnë pasi që taksistët ilegalë ua marrin udhëtarët dhe nëse qëndrojnë në stacion, aty ku edhe e kanë vendin, mbesin pa udhëtarë.
Sipas tyre edhe pasagjerët po i zgjedhin kombit ilegalë për të udhëtuar drejt Mitrovicës për shkak të pagesës prej 10 centëve, vendim të cilin e ka marrë muaj më parë menaxhmenti i stacionit të autobusëve në Prishtinë.
E, qytetarët preferojnë që të shkojnë më shpejt në Mitrovicë , duke zgjedhur kështu këta kombi për të udhëtuar.
Kryeshefi në stacionin e autobusëve Prishtinë, Ylber Çitaku, thotë se nuk është problemi te kjo pagesë, por te Ministria e Infrastrukturës dhe komuna e Prishtinës, të cilët nuk po ndërhyjnë përmes inspektorëve për ta parandaluar këtë dukuri.
Vetë kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, nuk ka pranuar të flasë për këtë çështje e as zyrtarë të tjerë të Drejtorisë së Inspektoratit me arsyetimin se ende nuk është emëruar drejtori i ri.
Ndërkaq, në Ministrinë e Infrastrukturës thonë se bashkë me inspektorët e kësaj ministrie, si dhe të dy komunave të përfshira nuk do të lejojnë qëndrimin e këtyre taksistëve në këtë pjesë.
Zenaj ka thënë se deri në muajin shkurt do të dihen më saktë operatorët ekonomikē, të cilët do të aplikojnë për këto linja dhe pastaj do ta kenë më të lehtë ndjekjen e taksistëve ilegalë.