Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar Bullgarinë për marrjen e kryesimit të Presidencës së Këshillit të BE-së.
Këtë detyrë, tha Thaçi, Bullgaria po e merr në kohë sfidash për BE-në, por edhe në momente të rëndësishme për të ardhmen e marrëdhënieve në mes të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ne e mirëpresim kryesimin e Bullgarisë dhe presim që zëri i Ballkanit Perëndimor të dëgjohet më shumë në Bruksel dhe BE, duke kërkuar prej tyre që të mos lejojnë që rajoni ynë t'iu ikë nga duart dhe të rrëshqas në interesat e shteteve dhe ideologjive që nuk ia duan të mirën Ballkanit dhe Evropës”, shkroi Thaçi në Facebook.
“Shpreh mbështetjen e plotë të Kosovës për promovimin e integrimit sa më të shpejtë të Ballkanit Perëndimor në BE, si zgjidhje e vetme për paqe të qëndrueshme në tërë kontinentin tonë”, tha ai në fund.