Komisioni Europian vlerëson se Serbia, e cila i ka 12 kapituj të hapur, po përparon mirë në rrugën europiane dhe dëshiron që ky trend të vazhdojë edhe sivjet, i është thënë agjencisë serbe të lajmeve tanjug në selinë e Komisionit.
“BE është përkushtuar të mbahet momentumi i tillë si dhe të hapen edhe disa kapitujve të rinj me Serbinë në vitin 2018. I takon Serbisë ta përcaktojë shpejtësinë e negociatave, në radhë të parë duke bërë përparim në fushën e sundimit të ligjit. Përparimi në dialog dhe puna me qëllimin e normalizimit të përgjithshëm të marrëdhënieve me Kosovën, do të jetë kryesor për përparimin e Serbisë në procesin e anëtarësimit të saj në BE”, është thënë nga Komisioni, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjëkohësisht, zëdhënësja e Komisionit Europian, Maja Kocijançiq ka theksuar se viti 2018 është rast unik për vendet e Ballkanit Perëndimor për të bërë hapa të pakthyeshëm në rrugën drejt integrimit europian.