Ambasadori amerikan në Beograd Kyle Scott është deklaruar sot rreth formimit të Ushtrisë së Kosovës, transmeton Koha.net.
Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetës “blic” të Beogradit se a është vërtetë Ushtria e Kosovës kërcënim për stabilitetin e rajonit Scott ka thënë:
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nuk shoh pse Ushtria e Kosovës do të ishte kërcënim më i madh se sa janë, për shembull, Ushtria e Serbisë, e Bosnjë – Hercegovinës, Maqedonisë, Malit të Zi, Greqisë, Bullgarisë...”.
Scott ka treguar edhe mënyrën se si duhet të formohet Ushtria e Kosovës:
“Ajo duhet të formohet në kuadër të Kushtetutës së Kosovës e kjo e kërkon konsultimin e të gjithë popujve që jetojnë atje. Ne e përkrahim pavarësinë e Kosovës dhe çdo shtet ka të drejtë në zgjedhjen e partnerit strategjik dhe që brenda territorit të vet të formojë forcat e sigurisë, porse kjo kërkon pajtimin e të gjithë popujve që jetojnë në Kosovë”.