Me shumë vështirësi arriti koalicioni qeverisës t’i konstituojë institucionet e reja, por vështirësitë për ta nuk përfunduan vetëm me zgjedhjen e kryeministrit dhe kryeparlamentarit.
Ky koalicion, që i ka vetëm 61 vota të deputetëve, për afër 4 muaj nuk ka arritur t’i kalojë më shumë se 5 ligje, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër këtë periudhë, deputetët e Kuvendit kanë votuar për 3 marrëveshje ndërkombëtare e 2 ligje që kanë të bëjnë me buxhetin e republikës.
Artan Murati, nga Instituti Demokratik i Kosovës, thotë se që prej fillimit, Kuvendi është përballur me probleme të vjetra.
Zgjedhjet lokale kanë pasur ndikim direkt në punën e Kuvendit sepse fokusi i deputetëve ishte te zgjedhjet e kështu jeta parlamentare u venit.
Edhe debati mes pushtetit e opozitës ka degraduar që, sipas Muratit, më shumë kaloi në nivelin personal.
Në këtë legjislaturë, sipas Muratit, pritet të ketë përplasje më të mëdha meqë ka balancë në numra mes pushtetit e opozitës.
Ndërsa Valmir Ismajli nga Demokracia Plus legjislaturën e gjashtë e sheh vetëm si reprizë të së kaluarës.
Ai thotë se edhe në këtë legjislaturë është përsëritur situata e njëjtë, duke pasur pauza të gjata nga seanca në seancë, e kurdo që ato kanë arritur të mbahen kanë qenë të stërngarkuara me pika.
Kuvendi i Kosovës do t’i kthehet punës në javën e tretë të janarit, ku ndër çështjet e para që pritet të jetë në diskutim është procedimi i marrëveshjes për demarkacionin nga komisioni për punë të jashtme.
Por, edhe nëse komisioni nuk e procedon atë, ajo mund të vihet si pikë e rendit të ditës në seancë me shmangie nga rregullorja e Kuvendit.
Edhe çështja e Gjykatës mbetet e hapur dhe deputetët nënshkrues të nismës për shfuqizimin e saj do të presin nisjen e sesionit pranveror që të tentojnë sërish ta thërrasin seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit.