Kryeministrja Serbe, Ana Bërnabiq, ka thënë se puna si shefe e Qeverisë ka dalë të jetë shumë më e vështirë se që e ka menduar.
Në një intervistë të fundvitit për të përditshmen serbe “Politika”, Bërnabiq ka folur edhe për çështjen e Kosovës, anëtarësimin e vendit të saj në BE dhe ndërlidhjen e këtyre dyjave së bashku.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Rruga për në Bruksel përmes njohjes së Kosovës dhe sanksionet për Rusinë për ne janë krejtësisht çështje të mbyllura. BE është drejtimi ynë strategjik, por jo me çdo kusht”, ka thënë kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, transmeton Koha.net.
Ajo tha se Serbinë e sheh mirë dhe se e di çfarë duhet bërë.
“Kam përkrahje të madhe nga Presidenti i Republikës”, tha ajo.