Në mesin e 1,654 personave që ende konsiderohen të pagjetur nga lufta e fundit, 63 janë nga Krusha e Madhe e Rahovecit.
Përfaqësuesi i këtij fshati, Selami Hoti, shprehet i pakënaqur me punën e deri tashme të institucioneve për këtë çështje, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor, angazhim të të gjitha institucioneve e ngritje të kësaj çështjeje në dialogun e Brukselit, ka premtuar edhe një herë tjetër presidenti Hashim Thaçi.
Dhe, premtimet si duket këtë herë kanë bindur edhe një përfaqësues të familjarëve.
Adresa se ku duhet të kërkohet është Beogradi, ka thënë kryetari i Komisionit Qeveritar për të Pagjeturit, Prenk Gjetaj, duke kërkuar presion mbi palën serbe për të dhënë informata mbi vendndodhjen e tyre.